Sfida e dizajnit

Data e Publikimit 25 Dhjetor 2019

Është hapur aplikimi për garën “Sfida e dizajnit” Sfida e dizajnit bashkon mendje të reja dhe inovative të nxënësve nga shkolla të mesme të ndryshme të Kosovës, për të konkurruar në 4 sfidat e paraqitura për këtë vit:

  • Krijimi i një lloj tavoline
  • Krijimi i paisjes për rregullimin e lagështisë së ajrit
  • Punimi i shkopit për të moshuarit
  • Krijimi i videove të karrierës

Si mund të merrni pjesë në këtë garë?

Të gjitha shkollat e interesuara duhet të dërgojnë një email për të shprehur interesimin etyre dhe të kategorisë së dizajnit që e kanë zgjedhur në: mali.tefiku@ipkofoundation.com Punimet më të mira do të ekspozohen në një ekspozitë 1 ditore ku do të ndahen edhe shpërblime për fituesit.